Menu
s
0 Comments

Durrësi ka një pozitë të favorshme gjeografike dhe ndodhet në kryqezimin e rrugëve të mëdha tregtare. Ndër rrugët kryesorë janë: Durrës-Ohër-Manastir-Sofje-Stamboll; Durrës-Elbasan-Korçë-Follorinë-Selanik. Durrësi ka rëndësi e madhe strategjike.Durrësi është i vendosur në brigjet e detit Adriatik rreth 33 km, në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta te Detit Adriatik përballë porteve italiane te Barit (300 km larg) dhe Brindisit. Sot, qyteti përhapet jashtë në vendbanimet e ndërtimeve në fushën nga lindja. Vendi është mjaft i ulët në jug në gjirin e Durrësit. Distancat jane 39 km larg nga Tirana; 30 km larg nga Aeroporti nderkombetar “Ne?ne?Tereza”; 150 km larg nga pika kufitare me Malin e Zi (Hani i Hotit); 243 km larg nga pika kufitare me Kosoven (Morine?); 162 km larg nga pika kufitare me Maqedonine (Qafe?Thane?) dhe 184 km nga Tushemishti, si dhe 178 km larg nga Bllata. Porti ka impakt të drejtpërdrejtë ne ekonominë Shqiptare sepse 78% e transportit detar në Shqipëri kalon nga Porti i Durrësit. Durrësi ndodhet në zemër të Shqipëris, aty ku kryqëzohen korridoret e transportit hekurudhor, rrugor që lidhin veriun me jugun, perëndimin dhe lindjen, bën të mundër që një numër i konsiderueshëm kompanish transporti, importi-eksporti, të lidhin ngushtë aktivitetin e tyre me operacionet portualë. I pozicionuar mirë në Europën Juglindore në rajon, qyteti i Durrësit konsiderohet si Porta kryesore e Korridorit të 8-të. Ky korridor kalon në Durrës-Shkup(Maqedoni) – Burgas(Bullgari),lidh Detin Adriatik me Detin e Zi dhe shërben për kalimin e mallrave transit dhe fluksin e turitëve.